Ndryshime në stafin e Panuçit te Kombëtarja shqiptare

Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur disa ndryshime në stafin teknik të Kombëtares shqiptare të Futbollit. Ndihmësi i deritanishëm i Kristian Panuçit, Paolo Rodolfin është ngarkuar me detyrën e vëzhguesit të talentëve, teksa vendin e tij do ta marrë Marko Kaseti.

Me këtë të fundit Panuçi njihet mirë, pasi që të dy bashkë ishin pjesë e Romës, teksa ai do të jetë përkrah ish shokut të tij në dy ndeshjet miqësore që Shqipëria do ti zhvillojë  pas 3 javësh kundër Kosovës dhe Ukrainës.

Kaseti që ka qenë pjesë e Romës për rreth 6 vjet, ndërsa ishte larguar nga futbolli 2 vite më parë, kur ishte pjesë e skuadrës së Komo në “Lega Pro”.

Kaseti gjatë karrierës së tij është aktivizuar me shumë skuadra në futbollin italian, ndërsa ka provuar edhe një eksperiencë në Angli te skuadra e Uatford. Ai gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit kombëtar të Italisë, në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës 2006, kur më pas skuadra “axurre” ishte shpallur kampione e Botës.

Leave a Reply