Shkupi, “manita” ndaj Pelisterit, ëndërra për Europë vazhdon 

FC Shkupi ka shënuar një fitore të thellë 5:2 në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të kundër Pelisterit, duke vazhduar në këtë mënyrë ëndërrën për në Europë, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qendrore e këtij takimi doli të jetë Bazhe Ilijoski, i cili realizoi “hat-trik”, ndërsa një super paraqitje në këtë ndeshje bëri edhe Alen Jasharoski, i cili përveç golit të shënuar në minutën e 5-të, asistoi edhe në një tjetër të shënuar nga ana e bashkëlojtarit të tij, Ilijoski.

Ky i fundit golin e parë e realizoi në minutën e 12-të, për të vijuar më pas edhe në minutën e 32-të, teksa “hat-trikun” e tij të dytë me fanellën e FC Shkupit e rrumbullaksoi në minutën e 48-të, kur shënoi për 4:1, teksa golin e fundit për “bardhekaltërit” nga Çairi e realizoi Bunjamin Shabani, i cili thjeshtë ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Pelisterit, e cila në minutën e 76-të kapituloi edhe për herë të pestë në këtë ndeshje.

Në anën tjetër golat për mysafirët i shënuan Petar Ljamçevski në minutën e 18-të, kur shënoi një super gol dhe Riste Markoski në minutën e 67-të, kur shënoi nga pika e bardhë.

Me këtë fitore FC Shkupi tashmë ndanë pozitën e pestë me Akademia Pandevin, të dyja skuadrat me nga 42 pikë, 3 më pak se Rabotniçki i vendit të katërt, që me shumë gjasa njërës prej skuadrave të lartëpërmendura mund të ju sigurojë daljen në Europë, teksa Pelisteri mbetet në pozitën e fundit me 31 pikë të tubuara.

Leave a Reply