Totenhami siguroi një vend në Çempions pas barazimit të Çelzit, turpërohet Arsenali (VIDEO)

Totenhami ka siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve Europian edhe për të dytin vit me rradhë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga “Vajt Hart Lejn” mundën minimalisht 1:0 Njukasëll Junajtedin, duke krijuar një epërsi prej 4 pikësh ndaj Çelzit të vendit të 5-të. Golin e vlefshëm tre pikë të arta për “spërsat” e realizoi Hari Kejn në minutën e 50-të. Skuadra e Poçetinos dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, mirëpo fitorja megjithatë nuk ishte e lehtë.

Skuadra nga “Sent Xhejms Park” gjatë pjesës së parë kishte goditur shtyllën me anë të Shelvit.

Çelzi që tashmë shpreson në disfatën e Liverpullit në javën e fundit ndaj Brajtonit, gjithnjë nëse do të fitonte Njukasëll Junajtedin në transfertë në ndeshjen e javës së 38-të, sonte në “Stemford Brixh” barazoi 1:1 me Hadersfilldin, skuadër kjo që në anën tjetër siguroi mbijetesën në Premierligë.

Ndërkohë Arsenali si mysafir ndaj Lesterit u mund me rezultatin 3:1.

Leave a Reply