Messi-Bardhi, mjeshtërit e gjuajtjeve të lira (VIDEO)

Lionel Messi aktualisht është golashënuesi më i mirë në La Liga me 34 gola, ndërsa gjithashtu mban edhe epitetin e golashënuesit më të mirë kur janë në pyetje edhe golat e shënuar drejtëpërdrejtë nga gjuajtjet e lira.

Ai ka shënuar gjithsej 6 të tillë, edhe atë në ndeshjet ndaj Real Sociedad, Las Palmas, Alaves, Atletiko Madrid, Girona dhe Leganes, ndërsa menjëherë pas yllit argjentinas, ndodhet numri 10-të i Levantes, Enis Bardhi.

Shkupjani i cili po zhvillon sezonin e tij të parë në La Liga,  ka shënuar gjithsej 7 gola, 5 prej të cilëve përmes specialitetit të tij, gjuajtjeve të lira. Viktima të saktësisë së Bardhit ishin Atletik Bilbao (2 gola), Deportivo, Real Sociedad dhe Leganes.

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletik Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletol Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Të dielën në “Siudad de Valencia” dy ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të lira do të jenë përballë njëri tjetrit. Kush do të ketë fatin të shënojë, Messi apo Bardhi. Gjithë neve shqiptarët shpresojmë që në fund të jetë Enisi ai i cili do të shënojë dhe do të na gëzojë të gjithëve tej mase, edhe pse realisht një krahasim i këtillë i bërë nga vetë faqja zyrtare e Barcelonës me i futbollistin më të mirë në Botë, Lionel Messi vlen shumë.

Barcelona nesër mbrëma do të tentojë të mbetet e pamposhtur, për të vijuar serinë pozitive dhe të mbyll sezonin pa asnjë disfatë, ndërsa Levante me siguri se do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve, ku 4 në ndeshje me rradhë ka regjistruar po aq fitore. Ndeshja e së dielës që starton në ora 20:45 për Levanten dhe Bardhin do të jetë e fundit e këtij sezoni që do ta zhvillojnë para tifozëve të tyre.

Leave a Reply