Shkëndija mirëpret Skopjen, ja disa statistika interesante nga kjo ndeshje

Shkëndija është gati për sfidën e parafundit si vendase në këtë sezon shumë të suksesshëm, kur siguroi titullin e kampionit shtatë xhiro para fundit. Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani para tifozëve të vetë do të mirëpret Skopjen, skuadër kjo që për dallim nga Shkëndija po lufton për mbijetesë.

Kësisoj ky duel skuadrat  i gjen të distancuara prej njëra tjetrës plotë 50-të pikë (Shkëndija 82 pikë, ndërsa Skopje 32), ndërsa “kuqezinjtë” kanë 20-të fitore më shumë se rivali (Shkëndija këtë sezon numëron 26 fitore, ndërsa Skopje vetëm 6). Bilansi i dueleve mes veti është në anën e Shkëndijës që nuk njeh humbjen përballë Skopjes në 10 ndeshjet e fundit, duke regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime.

Në tre duelet e këtij sezoni Shkëndija ka shënuar dy fitore (1:2 në Shkup dhe 4:0 në Tetovë), ndërsa përballja e fundit e zhvilluar në Autokomandë ishte mbyllur me barazimin 0:0.

Ndeshja Shkëndija – Skopje starton sot në ora 16:30, ndërsa do të drejtohet nga arbitri shkupjan, Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply