ZYRTARE, Lëv bashkë me Gjermaninë deri në vitin 2022

Joakim Lëv do të vazhdojë aventurën e tij tek Gjermania edhe pas Botërorit Rusi 2018.

Federata Gjermane e futbollit ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së trajnerit deri në vitin 2022, pra me pak fjalë Lëv do të jetë trajneri i Gjermanisë edhe në Europianin e vitit 2020 dhe Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Lëv në krye të Kombëtares gjermane është që nga viti 2006, ndërsa edhe më herët luante rolin e ndihmësit të Jurgen Klinsman.

Në këto 12 vite si trajneri  i parë i Gjermanisë ish tekniku i Shtugartit e ka çuar skuadrën në finalen e Euro 2008 dhe ka arritur ta shpallë kampione Bote në 2014-ën në Brazil.

Leave a Reply