Interi merr edhe Asamoahan e Juventusit

Interi ka bërë edhe një goditje tjetër teksa pas De Vrij dhe lautaro Martinez, ka nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Këadëo Asamoah. Anësori ganez iu nënshtrua testeve mjekësore me zikaltrit paraditen e sotme dhe nënshkroi për tre sezonet e ardhshme me Interin, ndërsa do të paguhet me rreth tre milionë euro në sezon.

Asamoah ishte në skadencë kontrate me Juventusin dhe shkoi me parametra zero te Interi, ashtu si De vrij, duke bërë që zikaltrit të përforcojnë prapavijën pa shpenzuar asnjë cent. Lajmi për kalimin e tij te Interit qarkullonte prej kohësh, por deri paraditen e sotme të gjitha palët e përfshira e mohonin ekzistencën e kësaj tratative.

Leave a Reply