Amir Bilali me Teutën siguruan mbijetesën në Superligën shqiptare

Futbollisti nga Maqedonia, Amir Bilali me Teutën e Durrësit kanë arritur që të sigurojnë mbijetesën në Superligën e futbollit shqiptarë një xhiro para mbylljes së sezonit. Teuta në ndeshjen e fundit fitoi Lushnjën me rezultat të thellë 6:2, duke u ngjitur kështu në vendin e 6-të të tabelës me 46 pikë të tubuara.

“Erdha për ta ndihmuar Teutën dhe ia dolëm. Kam lozur të gjitha ndeshjet dhe jam shumë i kënaqur personalisht edhe me ekipin. Kam dhënë maksimumin dhe prej kur erdha kam pasur besim se do t’ia dalim”, shprehet për “InfOSport.mk”, futbollisti i Teutës, Amir Bilali.

Teuta ndeshjen e fundit në kampionatin shqiptarë e luan ndaj Laçit me 23 maj. Ndërkohë Bilalit pas përfundimit të sezonit i skadon edhe kontrata me skuadrën nga Durrësi, me çka mbetet futbollist i lirë, ndërsa sipas informacioneve të portalit tonë, 24 vjeçari mund të lëviz në ndonjë klub tjetër. Megjithatë gjithçka mbetet të shihet pas mbylljes së sezonit./InfOSport.mk

Leave a Reply