Lioni fiton Ligën e Kampionëve tek femrat

Skuadra franceze e Lionit në konkurrencë të femrave është fituese e edicionit të sivjem të Ligës së Kampionëve Europian, pasi në finalen e madhe mposhti Volfsburgun me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Interesant është fakti se të gjithë 5 golat e këtij takimi u realizuan në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minutash, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola.

Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin gjermanet, kur Harder shënoi për 1:0, teksa futbollistet e Lionit brenda vetëm 5 minutave arritën të shënojnë tre gola për të rikthyer rezultatin në favorin e tyre.

Henry në minutën e 98-të fillimisht barazoi shifrat në 1:1, vetëm një minutë më pas Le Sommer shënoi edhe golin e dytë, duke kaluar për herë të parë në këtë ndeshje skuadrën e Lionit, teksa Hegerberg në minutën e 103-të shënoi për rezultat 1:3. Në 15 minutëshin e dytë të kohës shtesë, Abily shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Volfsburgut, duke vendosur në këtë mënyrë rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Lioni 4, Volfsburgu 1. Për Lionin ky është trofeu i tretë radhazi në kuadër të Ligës së Kampionëv Europian.

Leave a Reply