Mançester Siti vendos rekord edhe në Botërorin “Rusi 2018”!

Skuadra angleze e Mançester Sitit, pasi theu çdo rekord të mundshëm në Premierligë, tashmë një gjë të tillë ka bërë edhe në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”.

“Citizens” do të jenë skuadra më e përfaqësuar në Botërorin e Rusisë me plotë 17 futbollistë, ndërsa pas tyre me 16 futbollistë renditet Reali i Madridit.

Megjithatë kjo ndoshta nuk mund të jetë mirë për dy skuadrat gjigande dhe për trajnerët e tyre, Pep Guardiola dhe Zinedin Zidan, futbollistët e të cilëve do të kenë shumë pak kohë për të pushuar gjatë verës.

Një situatë kjo që mund të favorizojë rivalët e Sitit dhe Reali sezonin e ardhshëm në Premierligë, gjegjësisht në La Liga.

Futbollistët e Mançester Sitit që do jenë pjesë e Botërorit me përfaqësueset e tyre:
BRAZILI – Ederson, Danilo, Fernandinho, Gabriel Jesus
ANGLIA – Fabian Delph, John Stones, Kyle Walker, Raheem Sterling
GJERMANIA – Ilkay Gundogan, Leroy Sane
ARGEJNTINA – Nicolas Otamendi, Sergio Aguero
BELGJIKA – Vincent Kompany, Kevin De Bruyne
SPANJA – David Silva
FRANCA – Benjamin Mendy

Leave a Reply