FC Shkupi në “aksion” të transferimeve, përfliten emra të ndryshëm

Sezoni përfundoi, objektivi u arritë, ndërsa tash FC Shkupi është duke menduar për përforcime të reja që do t’i duhen për ndeshjet eliminatore të Liga Evropës. Emra të ndryshëm përfliten që do të rreshtohen në radhët e Shkupit, mirëpo asgjë konkrete deri më tani.

Nga kryesia e “bardhekaltërve” janë duke punuar në drejtim të prurjeve të reja, por edhe në rinovimin me disa futbollist që iu kanë skaduar kontratat. Njëri prej emrave që po përmendet ditëve të fundit, është ai i Dejan Bllazhevskit të Vardarit, me të cilin thuhet se drejtuesit e Shkupit kanë arritur marrëveshje, ndërsa së fundmi ashtu siç zbulon “InfOSport.mk” është shfaqur në skenë edhe një emër tjetër, ai i Filip Duranskit.

Por, gjithsesi mbetet enigmë, pasi skuadra nga Çairi ende nuk ka konfirmuar dhe zyrtarizuar asnjë futbollist të ri, ndërsa ajo që do të jetë e sigurt, është se të gjitha transferimet në merkaton e verës do të jënë “bombë” që do ta ngritin edhe më lartë nivelin e Shkupit./InfOSport.mk

Leave a Reply