Lajme jo të mira për Milanin

Skuadra e njohur italiane e Milanit po has në vështirësi të mëdha, pasi UEFA ka refuzuar propozimin e tyre të marrëveshjes.

“Rossonerët” duhet të rifinancojnë borxhin e tyre prej mbi 400 milionë euro dhe UEFA beson se pronari i Milanit, Yongongh Li nuk ka garancitë ekonomike për të zgjidhur betejat ekonomike të gjigantëve të “Serie A”.

Një bord drejtori është caktuar sot dhe përfaqësuesit e klubit do të diskutojnë për gjendjen aktuale dhe si ta zgjidhin atë.

Sipas rrethanave aktuale Milani është në rrezik serioz për t’u përjashtuar nga Liga Europa, ndërsa sipas “Il Corriere dello Sport”, UEFA mund t’i japë besim klubit vetëm nëse presidenti i tyre i tanishëm largohet nga pozita e tij.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply