Çeshmexhiev: Kënaqësi të jem pjesë e një ndër klubeve dhe tifozëve më të mirë në vend

Shkëndija gjatë ditës së sotme ka prezantuar mbrojtësin e talentuar të Akademia Pandev, Konstantin Çeshmexhiev. Bëhet fjalë për një futbollist mjaft korpulent, i cili një kohë mbante edhe shiritin e kapitenit te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Rabotniçkit dhe Pelisterit. Çeshmexhiev kështu bëhet futbollisti i dytë që i bashkohet Shkëndijës pas Remzifaik Selmanit.

“Është nder i madh të jesh pjesë e KF Shkëndija, kampion aktual dhe fitues i Kupës së Maqedonisë. Falemenderoj personat përgjegjës të KF Shkëndija që më japin shansin dhe besimin që do më japin. Ndjenja është e mrekullueshme, firmos me një prej klubet më të mira në vendin tonë”, – deklaroi Konstantin Çeshmexhiev.

Ai tha se Shkëndija ka tifozët më besnik në Maqedoni, dhe se për çdo futbollist është kënaqësi të luaj para tribunave të mbushura. Çeshmexhiev gjithashtu potencoi se me Shkëndijën beson të kaloj disa xhiro në Liga Europa, ndërsa pse jo të futen edhe në ndeshjet në grupe.

“E imja është të dëshmohem dhe të luftoj të luaj në 11-shen e parë. E di se Shkëndija ka publikë të shkëlqyeshme, kanë tifozët besnikë si dhe publikun neutral. Stadiumi gjithmonë është i mbushur. Sigurisht se secili futbollist dëshiron të luajë para tribunave të mbushura, ai është motiv shtesë për secilin. Shpresoj edhe në Europë të kalojmë disa xhiro, pse jo edhe të hyjmë edhe në grupe”, u shpreh Konstantin Çeshmexhiev për kanalin zyrtarë të Shkëndijës menjëherë pas prezantimit.

22 vjeçari te Shkëndija vjen nga rradhët e Akademia Pandevit ku sezonin e kaluar ishte një ndër futbollistët më standard, duke zhvilluar 30 ndeshje dhe duke realizuar dy gola, njërin prej të cilëve e kishte shëuar pikërisht ndaj Shkëndijës në atë fitore 3:2 të Akademia Pandevit me 25 tetor të vitit të kaluar në Strumicë.

Leave a Reply