Shabani dhe Vujçiç edhe dy vite bashkë me FC Shkupin

Drejtuesit e FC Shkupit kanë arritur që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe me dy futbollistë të rradhës. Fjala është për mesfushorin Stefan Vujçiç dhe futbollistin ofenziv, Bunjamin Shabani, të cilët me klubin nga Çairi kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare.

27 vjeçari Bunjamin Shabani gjatë sezonit të tij të parë me Shkupin kishte paraqitje të mrekullueshme, duke ndihmuar klubin në arritjen e objektivit. Shabani sezonin që lamë pas regjistroi 25 paraqitje, duke realizuar edhe 4 gola.

Edhe pse një kohë të gjatë Vujçiç ishte jashtë terrenit shkaku i lëndimit, ai në fund të sezonit u kthye edhe më i fortë duke ndihmuar skuadrën në ndeshjet mjaft vendimtare. Vujçiç me Shkupin ishte që nga janari i 2018-tës, për të regjistruar vetëm shtatë paraqitje, mirëpo krerët e klubit nga Çairi bashkë edhe me trajnerin Zekirja Ramadani kanë shumë besim te ky futbollistë, i cili tashmë disa vite me rradhë ka treguar cilësitë e tij në kampionatin tonë vendor.

Leave a Reply