Tre klube të mëdha europiane në garë për mbrojtësin e Juves

Arsenali, Dortmundi dhe Olimpiku i Marsejës janë futur në një garë të nxehtë për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia.

31-vjeçari me shumë gjasa do të largohet nga kampionët e Italisë dhe do të presë oferta pas Kupës së Botës me Marokun, edhe pse interesimi për të nga skuadrat e ndryshme europiane ka nisur që tani.

Arsenali e sheh atë si kandidatin ideal në qendër të mbrojtës pas dëmtimit të Laurent Kosçielni, ndërsa Dortmundi ka për qëllim ta rikthejë atë në Bundesligë, por gjithashtu edhe Marseja shpreson të transferojë atë në “Velodrome”.

Ndërkohë, Juventusi është duke ndjekur Diego Godin, Hoze Himenez dhe Matthijs de Ligt si zëvendësues potencialë të tij.

 

Leave a Reply