Muriqi: Për këtë Kosovë dhe tifoz i’a vlen edhe të vdesësh!

Vedat Muriqi, pa dyshim se është një ndër futbollistët më në formë shqiptarë që luajnë në Europë. Sulmuesi kosovar i Fenerbahçes, shënoi golin e parë sot përballë Çekisë, duke hapur rrugën e fitores së “dardanëve”, shkruan “infOSport.mk”.

Ai pas përfundimit të ndeshjes dha një deklaratë të madhe, duke thënë se për këtë Kosovë i’a vlen të vdesësh, e jo më të lodhesh.

“Jam i lodhur, por tre pikëshi dhe kjo atmosferë, ky publik i mrrekullueshëm… ia vlen të vdesësh” u shpreh Muriqi, duke shtuar: “Nuk mbeti shumë energji, por për këtë stadium dhe këtë popull i’a vlen ta lëmë shpirtin në fushë. Kështu besoj mendojnë të gjithë futbollistët dhe jo vetëm unë”.

Ndeshjen e rradhës Kosova do ta ketë kundër Anglisë me 10 shtator në transfertë, ndërsa Muriqi tha se për këtë ndeshje do ju duhet edhe më shumë forcë, duke pasur parasysh se anglezët janë një skuadër shumë e përgatitur fizikisht.

– VEDAT MURIQI “Jam lodhur, mirëpo ja vlen me këtë publik të mrrekullueshëm, madje edhe me vdek”.

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 септември 2019 г.

Leave a Reply