Bellasica prezanton sulmuesin  Baldovaliev

Skuadra e Bellasicës që sezonin e ri futbollistik do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin Zoran Baldovaliev, njofton “infOSport.mk”.

Baldovaliev te Bellasica vjen nga rradhët e Akademia Pandev, ndërsa pas shumë vitesh i njëjti kthehet te klubi i tij amë, aty ku edhe e kishte filluar karrierën.

“U riktheva në klubin ku edhe kishte filluar karierën time. Jam shumë i kënaqur nga kushtet e ofruara. Ambiciet e klubit përputhen me ambiciet e mia, ashtu që shumë shpejtë gjetëm edhe gjuhën e përbashkët” – tha enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i ri i Bellasicës, Zoran Baldovaliev.

Baldovaliev është përforcimi i dytë i Bellasicës gjatë kësaj merkatoje, pasi ditë më parë me skuadrën nga Strumica nënshkruajti edhe portieri, Nikolla Vujanac. Që të dy këto emra te Bellasica vijnë nga rradhët e Akademia Pandev.

Leave a Reply