Futbollisti më i “fuqishëm” në Botë kërcënon Ramosin: “Do të të thyej në gjysmë” (VIDEO)

Pas finales së madhe të këtij viti në Ligën e Kampionëve Europian, përveç titullit të tretë me rradhë kampion të Realit të Madridit, emri më i përfolur ishte ai i Serhio Ramos, i cili akuzohej për një dëmtim të qëllimshëm ndaj Mohamed Sallah, por edhe ndaj portierit Karius.

Pas një dyluftimi me spanjollin, Sallah morri një lëndim të rëndë në shpatullë, duke mos mundur të vazhdojë takimin, ndërsa Loris Karius kishte pësuar një tronditje, pas goditjes me bërryl të kapitenit Serhio Ramos, i cili së fundmi është sulmuar edhe nga futbollisti më i “fuqishëm” në Botë, Adebajo Akinfenva.

Futbollisti i skuadrës së Vukomb që garon në ligat e ulëta angleze thotë se Ramos ka fat që nuk do të luaj asnjëherë kundër tij, pasi në të kundërtën do ta “thyente në gjysmë”.

Leave a Reply