Eroll Salihu zbulon një sekret të Vokrrit lidhur me shqiptarët e Zvicrës

Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka zbuluar një sekret të kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, sa i përket mundësisë që futbollistët shqiptarë të Zvicrës të luanin për Kosovën.

Salihu ka thënë se Vokrri ka qenë shumë i kujdesshëm pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA dhe se nuk ka dashur asnjëherë të rrezikonte prishjen e raporteve me Zvicrën dhe FIFA-n e UEFA-n.

Ka pasur ndërhyrje edhe në nivel presidentësh shtetesh. Kemi qenë të kujdesshëm që të mos hyjmë me ata në luftë ligjore sepse mund të shkonim edhe në CAS e t’i prishnim raportet me Zvicrën e FIFA-n e UEFA-n. Ishim para një akti të kryer e duhej të mendonim mirë”, ka thënë Salihu.

Salihu ka treguar po ashtu se ka pasur futbollistë që kanë “kërcënuar” FFK-në se nëse nuk ftohen do të luajnë për shtete tjera.

“Ai ishte diplomat. I thosha se mos i fto hiq lojtarët që s’po duan të luajnë për Kosovën, por më thoshte ‘lëri se janë djem të ri’, dhe i kuptonte mirë ata.

“Vokrri ka luftuar për secilin lojtar. Ka marrë biletën e ka shkuar për bisedë me familjen e Edon Zhegrovës. I janë dashur vetëm dhjetë sekonda që t’i bindte”, ka shtuar Salihu në Express të KTV-së.

Leave a Reply