Kompletohet FC Shkupi

Sot me skuadrën e FC Shkupi janë bashkuar të gjithë futbollistët që kishin më shumë pushim shkaku i angazhimeve të ndryshme. Skuadrës “bardhekaltër” iu bashkuan Rron Broja, Bazhe Ilijoski, Stefan Vujçiç, Bllagoja Ljamçevski, ndërsa nga e mërkura vijnë edhe Basilio Ndong dhe Mariano Ondo.

Për punën që është bërë deri më tani dhe atë që pritet ditëve në vazhdim, për faqen zyrtare të klubit foli trajneri, Zekirija Ramadani.

Kemi filluar punën me 6 qershor dhe në këtë periudhë do punojmë në aspektin fizik e taktik, por normal gjendja fizike duhet të përmirësohet gjatë kësaj kohe. Pikërisht për këtë shkak dhe stërvitjet janë me ngarkesa fizike, kur prej sot kemi filluar të shfrytëzojmë shfrytëzojmë edhe fitnesin për forcë”, – ka thënë trajneri Ramadani, i cili ka komentuar edhe për adaptimin e dy futbollistëve që sapo janë bashkuar me skuadrën.

Mendoj që të dy futbollistët që sapo kanë nënshkruar dhe u janë bashkuar menjëherë përgatitjeve me ekipin, nuk do ta kenë aspak problem përshtatjen, ata janë djem të mirë dhe futbollist të mirë. E sidomos flas për Muaremin, i cili as që do ta ketë problem përshtatjen, për faktin se është kthyer në shtëpinë e tij” – tha Ramadani.

 

Leave a Reply