Kryeministri i Kosovës viziton familjarët e Vokrrit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar kanë vizituar sot familjarët e Vokrrit.

Haradinaj shprehi edhe një herë ngushëllime familjes, duke pohuar se Vokrrin e kanë humbur të gjithë, pasi ai ka qenë i të gjithëve dhe jo vetëm i familjes.

Haradinaj tutje shtoi se është mjaftë i lumtur që ceremonia e varrimit dje është organizuar në mënyrën më të mirë të duhur, ashtu siç Fadil Vokrri e ka merituar.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ndër tjerash shtoi se vdekja e legjendës së futbollit të Kosovës është një humbje e madhe dhe se Vokrri ka qenë një njeri i mirë dhe do ta kujtojnë me krenari.

Së bashku me Haradinaj dhe Behgjet Pacollin, ishin edhe ministri  Shëndetësisë Uran Ismajli, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe disa ministra tjerë.

Kujtojmë që Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës pas një sulmi në zemër, teksa dje u varros me nderimet më të larta shtetërore.

Leave a Reply