Pas Valon Berishës, edhe një Berishë tjetër te Sampdoria

Sampdoria vazhdon fuqishëm në merkaton e verës në “Serie A”. Pas mbylljes së operacioneve, që lidhen me Omar Colley, Lovro Majer dhe Valon Berisha, drejtuesit e klubit nga Xhenoa janë gati të sigurojnë edhe goditjen e katërt në pak ditë, e cila do të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Emiliano Viviano.

Sipas “Secolo XIX “, portieri tjetër i Sampdorias do të jetë Etrit Berisha, portieri aktual i Atalantës, i cili orëve në vijim pritet që të kaloj vizitat mjekësore në Xhenoa.

Kontaktet janë të shpeshta dhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis palëve kanë bërë të mundur arritjen e një marrëveshjeje në një kohë të shkurtër.

Leave a Reply