Kaos në Sheshin e Kuq të Moskës, policia ruse “arreston Messin” (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Sheshin e Kuq në Moskë, aty ku po kalonte iraniani, Rreza Parastesh, i cili ka ngjashmëri të madhe me Lionel Messin.

Sozia e Messit, shkaktoi një kaos të vërtetë kur u shfaq me fanellën e Barcelonës, pasi në ato momente shumica prej njerëzve që po shëtisnin menduan se është Lionel Messi i vërtetë, duke kërkuar që të bëjnë foto me të.

Madje kishte edhe prej policëve rus që shfrytëzuan rastin për të shkrepur një foto, që më pas të largojnë atë nga sheshi.

Madje policia ruse e këshilloi atë për të vënë maskë në fytyrë, pasi vetëm në atë mënyrë nuk do të binte në sy të kalimtarëve të rastit.

Ndryshe Reza Parastesh është një student nga qyteti Hamedan i Iranit. Gjithkund ku ai shfaqet krijon huti, pasi shumica mendojnë se po shohin “live” Lionel Messin e vërtetë. Dhe nëse shohim hollë e hollë nga fotot e tij dhe luku që ka, vërtetë ngjashmëritë janë shumë të mëdha.

Për të parë videon, klikoni KËTU:

 

Leave a Reply