Goli i Lozanos shkakton “tërmet” në Meksikë!

Meksika ka bërë surprizën më të madhe në 4 ditët e para në Botërorin e Rusisë, duke mundur Gjermaninë me rezultatin minimal 1:0. Ishte kjo një fitore e papritur e meksikanëve ndaj kampionëve në fuqi të Botës, ndërsa një gjë e këtillë ka shkaktuar shumë gëzim në mesin e tifozëve të Meksikës, të cilët gjatë shënimit të golit nga ana e Loazonë në minutën e 35-të kishin shkaktuar një tërmet, nga ata të vërtetët.

Këtë e bën të ditur vetë Instituti Sizmologjik në Meksiko, kryeqytetin e këtij vendi që numëron plotë 20 milion banorësh.

“Tërmeti i shkaktuar në Meksiko kishte origjinë artificiale. Me shumë mundësi për shkak të kërcimeve masive gjatë golit të kombëtares së Meksikës në Botëror. Të paktën dy sensorë të ndryshëm brenda kryeqytetit e sinjalizuan në orën 11:32 lokale”, shkruhej në njoftimin e bërë nga Instituti Sizmologjik.

Ndeshja midis Gjermanisë dhe Meksikës, ishte e para e grupit “F”, ndërsa ndeshja e dytë e këtij grupi midis Suedisë dhe Koresë së Jugut në program është gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply