Akademia Pandev transferon një brazilian dhe një japonez

Akademia Pandev aktivizohet sërish në tregun e futbollit vendor. Pas transferimit të mbrojtësit të Sileksit, Stojan Stojçevski, skuadra nga Strumica me shumë gjasa në sezonin e ri në rradhët e saj do të ketë një brazilian dhe një japonez.

Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Everton Sidnei de Brito, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, si dhe japonezin Kensei Kanai, i cili pritet që të përforcojë repartin e sulmit.

Ky i fundit përveç kampionatit japonez, një kohë ka luajtur edhe në Tajlandë, ndërsa tashmë do të provojë veten edhe në futbollin e Maqedonisë.

Leave a Reply