Meksika fiton dhe drejt 1/8 së finales me sy shikon (VIDEO)

Meksika ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, njofton “infOSport.mk”. Për meksikanët është kjo fitorja e dytë në kuadër të grupit “F”, që hap rrugën e tyre drejt ndeshjeve të 1/8 së finales.

Karlos Vela nga pika e bardhë në minutën e 26-të kaloi në epërsi kombëtaren meksikane, e cila përmes sulmuesit Hernandez Çiçarito në minutën e 66-të shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua si vendimtarë për fitoren e Meksikës, pasi goli i futbollistit të Totenhamit, Heung-Min Son, i shënuar në minutën e tretë shtesë në fund vlejti vetëm për statistikë.

Leave a Reply