Akademia e futbollit “Paris” nga Kërçova nënkampione e turneut në Tiranë

Akademia e futbollit “Paris” nga Kërçova gjatë këtyre ditëve morri pjesë në turneun tradicional, që për të 14-tën herë me rradhë me emrin “Vllaznimi Cup” u mbajt në Tiranë. Turneu në fjalë u zhvillua nga data 25-30 qershor, ndërsa në mesin e 80 skuadrave pjesëmarrëse, ekipi i “PARIS” nga Kërçova i’a doli të luaj në finalen e madhe, edhe atë me gjeneratat 2007/08 dhe 2009/10, teksa gjenerata 2005/06 nuk i’a doli të kaloj grupin.

Gjenerata 2007/08 në finalen e madhe u mund nga Tirana, teksa ajo 2009/10 nga skuadra e “El Clasico” nga Kosova.

Portieri Eronik Tahiri i gjeneratës 2008 nga ekipi i “Paris” u zgjodh si më i miri i turneut, teksa edhe portieri i gjeneratës 2009, Besjan Ahmedi arriti që të rrëmbejë çmimin e më të mirit tek gjenerata përkatëse.

Një emër tjetër nga ekipi kërçovarë që u dallua në këtë turne, ishte edhe Veron Jonuzi, i cili arriti që të shënojë plotë 7 gola.

I kënaqur nga kjo paraqitje e denjtë e djelmoshave të tij ka mbetur edhe trajneri Nazmi Ajdini, i cili po bënë një punë shumë të madhe me këto gjenerata të reja, që pritet të jenë ushqyesit kryesor të skuadrave kërçovare, ndërsa njëkohësisht edhe të skuadrave tjera nga Maqedonia në të ardhmen.

Leave a Reply