Paga marramendëse e Sallah te Liverpulli

Liverpulli mbylli një sezon të jashtëzakonshëm në Europë, duke arritur deri në finalen e Ligës së Kampionëve, që mungonte që prej vitit 2007.

Pa dyshim se njeriu që udhëhoqi skuadrën angleze drejt këtij rrugëtimi shumë të suksesshëm ishte ylli egjiptian, Mohamed Sallah, me të cilin Liverpulli ka arritur një kontratë afatgjate.

Edhe pse nga skuadra e Liverpullit nuk kanë bërë të ditur kohëzgjatjen e saktë të marrëveshjes së re, thuhet se Sallah pjesë e skuadrës nga “Enfilld Roud” do të jetë deri në vitin 2023, ndërsa me rinovimin e kontratëës Sallah do të përfitojë dyfishin e asaj page që kishte deri më tani.

Egjiptiani paguhej 100 mijë euro në javë, ndërsa tani kjo shumë është dyfishuar, duke shkuar në 200 mijë euro në javë.

Leave a Reply