Boateng rikthehet në “Serie A”

Kevin Princ Boateng ëshët rikthyer në futbollin italian, aty ku së fundmi ishte pjesë e Milanit. Është Sassuolo klubi që ka arritur marrëveshje me Ajntaht Frankfurtin për rikthimin e ganezit në futbollin italian.

Një gjë të tillë ka njoftuar “GHANAsoccernet”, sipas së cilës Boateng me Sasuolon do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare.

Boateng te Ajntrahti i Frankfurtit u transferua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Las Palmas, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij të mira me fanellën e skuadrës gjermane gjatë  fushatës së kaluar, bënë që shumë skuadra të rizgjojnë interesin për të.

Rikujtojmë Boateng në “Serie A” numëron gjithsej 85 ndeshje, duke shënuar 11 gola, ndërsa përveç me Milanin, ai ka luajtur edhe me Xhenoan.

Leave a Reply