Barcelona e gatshmë të paguaj 80 milion euro për Villian

Barcelona ka një kohë më të gjatë që interesohet për shërbimet e mesfushorit ofenziv të Çelzit, Vvilian, i cili po shkëlqen në Botërorin e Rusisë me kombëtaren braziliane.

Braziliani, i cili mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, është gati të marrë mundësinë e tij të fundit për një lëvizje të madhe, pavarësisht se me “blutë” e Londrës ka një kontratë deri në vitin 2020.

Megjithatë për të lënë të lirë atë, Çelzi kërkon 80 milionë euro. Eshtë agjenti i tij, Kia Joorabchian, i cili mban komunikim të shkëlqyer me drejtuesit e klubit “katalunas”. Pikërisht menaxheri iranian ishte ai që dërgoi Kutinjon te Barcelona, ndërsa duke pasur parasysh miqësinë e ngushtë mes këtyre dy futbollistëve, shumë lehtë mund të ndodh që edhe Vilian shumë shpejtë ti bashkohet gjigandit spanjoll.

Te Barcelona besojnë se Villian do të përshtatet shumë shpejtë me stilin lojës “katalunase”, kjo falë kapacitetit të madh që posedon braziliani.

Sezonin e fundit me Çelzin Villian zhvilloi 36 ndeshje, duke regjistruar 6 gola e 8 asistime.

Leave a Reply