Valon Berisha prezantohet te Lacio (VIDEO)

Skuadra e njohur italiane e Lacios ka zyrtarizuar transferimin e Valon Berishës nga skuadra e Salzburgut. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në futboll është futbollist më i ri i ekipit nga kryeqendra italiane, me të cilën ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Lajmin ekipi italian e ka konfirmuar përmes një komunikatë në uebfaqen zyrtare, por gjithashtu edhe përmes “Twitter-it”.

Për Berishën pati një interesim shumë serioz edhe nga Sampdoria, madje në një moment gjithçka u bë fakt i kryer, mirëpo gjërat ndryshuan vetëm në momentin e fundit, kur në këtë çështje u aktivizua Igli Tare, i cili bindi kosovarin për t’iu bashkuar skuadrës “laciale” që këtë sezon do të luaj në ndeshjet e Liga Europa aty ku sezonin e kaluar Berisha me Salzburgun e tij eliminuan Lacion në çerekfinale, që më pas të ndalen në gjysmëfinale nga Olimpiku i Marsejës.

Leave a Reply