Ja kur do të prezantohet Ronaldo në “Alianc Stadium”

Në Torino janë duke u bërë gati për festë pas marrëveshjes së shekullit. Mediat italiane kanë zbuluar edhe datën se kur CR7 do të prezantohet edhe zyrtarisht në “Alianc Stadium”. Sipas tyre është data 7 korrik, kur Ronaldo do të arrijë në Torino, pohon “Sport Mediaset”, përcjellë “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë gjithashtu pohon edhe e përditshmja portugeze, “Record”, e afër me super yllin potugez.

Agjenti i Ronaldos, Zhorzhe Mendesh dhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez janë takuar në Madrid, për tu marrë vesh rreth transferimit të Ronaldos në Torino, që “Zonjës së Vjetër” do ti kushtojë 100 milion euro.

Në këtë mënyrë Kristiano do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Juventusit.

Leave a Reply