Numri një i Shkëndijës, Lazim Destani nderohet me mirënjohje të veçantë nga kongresmeni, Eliot Engel

Biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani, njëherit edhe pronar i Klubit Futbollistik Shkëndija, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga kongresmeni, Eliot Engel.

Destanit i është dorëzuar Mirënjohja dhe flamuri amerikan, pasi më parë Dhoma e Kongresit kishte përkrahur propozimin e kongresmenit amerikan Engel, që Destani të nderohet me këtë çmim të lartë të Kongresit amerikan.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të flamurit amerikan u mbajt në Zyrën e kongresmenit Engel, i cili çmoi lart kontributin e Lazim Destanit për krijimin e lidhjeve e bashkëpunimit me ShBA-të jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe më gjerë. Destani tha se ndjehet i privilegjuar që po nderohet me flamurin amerikan, një ditë pas Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Me Destanin në krye Shkëndija për pa vite u shndërrua në një ndër skuadrat më të respektuara si në vend, ashtu edhe jashtë, ndërsa sezonin e kaluar skuadra “kuqezi” arriti suksesin më të madh, duke u shpallur kampion dhe njëkohësisht duke triumfuar në Kupën e Maqedonisë.

Kësisoj këtë vit skuadra tetovare do të prezantojë Maqedoninë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kkampionëve, ndërsa ndeshjen e saj të parë do ta ketë përballë skuadrës uellsiane TNS me 10 korrik në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Leave a Reply