Bekam fitoi bastin me Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç ka humbur bastin me ish shokun e tij nga skuadra e Paris Sen Zhermenit, Dejvid Bekam. Sulmuesi suedez kishte sfiduar ish-mesfushorin anglez me një bast të veçantë për duelin e sotëm çerekfinal, Suedi-Angli.

Ai i kishte propozuar Bekam t’i jepte një darkë në cilindo vend që dëshironte anglezi në rast fitoreje të “Albionit Krenar”, në këmbim të një vizite te IKEA për t’i blerë Ibras çfarëdo që do të dëshironte ai. Bekam pranoi sfidën, por ndryshoi kushtet, pasi ftoi Ibran të ndiqte një ndeshje të Anglisë në Uembli me fanellën e Kombëtares së Anglisë.

“Shihni pak se kush do të kthehet përsëri në Uembli”, ishte postimi i tij në rrjetet sociale pak minuta pasi Anglia preu biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Leave a Reply