Kroacia në gjysmëfinale, përsëritet suksesi i para 20 viteve (VIDEO)

Kroacia përsërit suksesin e para 20 viteve dhe sërish do të luaj në gjysmëfinale të një Botërori, pasi sonte arriti që të eliminojë Rusinë në çerekfinalen e fundit në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo vërtetë një ndeshje dramatike, ku fituesi u vendos vetëm pas ruletit të penaltive, pasi në kohën e rregullt prej 90 minutave u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa i barabartë, mirëpo me rezultatin 2:2 doli të mbyllet e njëjta edhe pas kohës shtesë prej 30 minutave.

Ndryshe ishin rusët ata të cilët avansuan të parët me golin e realizuar nga Denis Çerishev në minutën e 31-të, teksa barazimin kombëtares kroate i’a siguroi Andrej Kramariç.

Sulmuesi i Hofenhajmit golin e tij të parë në këtë Botëror e realizoi në minutën e 39-të, kur shfrytëzoi harkimin e Manxhukiç dhe me kokë shënoi për barazim të rezultatit të 1:1.

Ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me ç’rast ndeshja iu drejtua vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Në këto minuta shumë dramatike, të dyja kombëtaret arritën që të gjejnë edhe nga një gol tjetër, me Kroacinë që avansoi e para me golin e shënuar në minutën e 101-të nga ana e mbrojtësit Domagoj Vida, teksa rusët kësaj rradhe i shpëtoi braziliani i naturalizuar, Mario Fernandesh, i cili me kokë shënoi për barazim të rezultatit në 2:2 në minutën e 115-të.

Me këtë rezultat u mbyll ndeshja pas 120 minutash lojë, me ç’rast në ruletin e penaltive Kroacia i’a doli të triumfojë për herë të dytë në këtë Botëror, dhe sërish me autorin e njëjtë të serisë së fundit, Ivan Rakitiç, i cili doli të jetë i saktë dhe ti sigurojë Kroacisë gjysmëfinalen e dytë në një Botëror, pas atij të vitit 1998 në Francë.

Përveç Rakitiç, të saktë te Kroacia ishin edhe Brozoviç, Modriç dhe Vida, teksa futbollisti i vetëm që nuk arriti të shënojë ishte Mateo Kovaçiç, i cili gaboi në serinë e dytë. Në anën tjetër te Rusia, Smolov në serinë e parë, dhe Fernandesh, në serinë e tretë nuk arritën të shënojnë, duke i mundësuar Kroacisë fitoren me rezultatin 4:3, apo më mirë thënë me rezultati e përgjithshëm 6:5.

Kroacinë në gjysmëfinale e pret përballja kundër Anglisë, që sot më herët eliminoi Suedinë, ndeshje kjo që në program është me datë 11 korrik, teksa një ditë më herët në gjysmëfinalen e parë do të takohen Belgjika dhe Franca.

Rikujtojmë finalja e madhe në program është me datë 15 korrik në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

RULETI I PENALTIVE

RUSI KROACI
F.SMOLOV X
M. BROZOVIÇ GOL
A.XHAGOEV GOL
M. KOVAÇIÇ X
M. FERNANDESH X
L. MODRIÇ GOL
S. IGNASHEVIÇ GOL
D. VIDA GOL
D. KUZYAYEV GOL
I.RAKITIÇ GOL

Leave a Reply