Muharremi: Për mua është nder të jem pjesë e një skuadre si FC Shkupi

Ende nuk i ka mbush as të 17-tat, ndërsa sot falë talentit të tij është kurorëzuar me kontratën e parë profesionale, të cilën i’a ka ofruar  skuadra e tij e zemrës, FC Shkupi. Bëhet fjalë për talentin shkupjan, Suhejl Muharremi, i cili me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

“E falënderoj kryesinë për besimin e dhënë, kjo është kontrata e ime e parë profesionale, andaj unë si fëmijë i skuadrës së Shkupit ndjehem i privilegjuar për këtë shans që më është dhënë. Nuk dua të flas asgjë më shumë, pasi shpresoj që atë që duhet bërë është terreni i gjelbër. Për mua është nder i madh të jem pjesë e një skuadre ku bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit, andaj do ta shfrytëzojë çdo mundësi që të mësoj nga ta dhe të jap më të mirën për të gëzuar tifozët tanë”, është shprehur Muharemi.

Familja Muharemi është e lidhur ngushtë me klubin bardhekaltër, pasi që në vitet e 30-ta dhe të 40-ta, në skuadrën bardhekaltër luante stërgjyshi i Suhelit, Xhela Hajrizi, i cili shquhet për një nga asistuesit dhe golashënuesit më të mirë të kohës. Shpresojmë se rrugën e tij do ta ndjek edhe nipi i tij, i cili jo rastësisht mban edhe fanellën me numrin 9-të, që realisht FC Shkupit i ka munguar shumë kohë një qendërsulmues i dalur nga shkolla e klubit “bardhekaltër”.

 

Leave a Reply