Arsenali po zhvillon negociata të fshehta me Juven!

Dita e dytë me rradhë që Arsenali fsehurazi po negocion me Juventusin për transferimin e argjentinasit, Paulo Dybala, njofton “beIN Sports”, përcjellë “infOSport.mk”.

Italianët po përgatiten për të marrë në rradhët  e tyre yllin portugez, Kristiano Ronaldo, ndërsa njëkohësisht do të duhet të ndahen me ndonjërin prej yjeve që kanë në skuadër, me qëllim që të përfitojnë financiarisht dhe të paguajnë shumën prej 100 milion eurove për transferimin e Ronaldos në Torino.

Është vetëm çështje kohësh kur Arsenali do të bëjë publik transferimin e Lukas Toreira nga Sampdoria, ndërsa sipas “beIN Sports”, gjithashtu pritet që të mbarojnë bisedimet edhe për Dybalan.

Leave a Reply