Letra lamtumirëse e Kristiano Ronaldos pas largimit nga Reali!

Futbollisti më i mirë në Botë viteve të fundit, Kristiano Ronaldo ka lëshuar një letër lamtumirëse për të gjithë tifozët e Realit të Madridit, pasi marrëveshja midis klubit mbretëror dhe Juventusit u bë realitet. Letra ishte publikuar në faqen zyrtare të “mbretërve”, që më pas të shpërndahet edhe nëpër media.

“Këto vite te Reali i Madridit dhe në këtë qytet, janë ndoshta më të lumturat në jetën time. Kam vetëm ndjenja të mrekullueshme për madrilenët dhe tifozët e këtij klubi. Unë mund vetëm t’ju falënderoj për dashurinë e madhe që më keni dhuruar. Gjithsesi është momenti që të hap një fazë tjetër në jetën time dhe kjo është arsyeja se përse unë i kërkova klubit që të pranonte transferimin. Unë u them të gjithëve, sidomos tifozëve, të më kuptojnë. Ata kanë qenë të mrekullueshëm për 9 vite. Ka qenë një kohë emocionuese për mua, me shumë suksese të arritura, por unë e di që nuk kam për ta harruar kurrë këtë eksperiencë. I kam pasur shokët e skuadrës fantastikë në fushë dhe në dhomat e xhveshjes dhe së bashku ne kemi arritur të fitojmë 3 herë rradhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, dhe 4 në 5 vitet e fundit. Dhe së bashku me ta, në aspektin personal, kam arritur të fitojë 4 herë Topin e Artë.

Reali i Madridit do të jetë gjithmonë në zemrën time, është familja ime, më shumë sesa gjithçka dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre. Gjatë këtyre 9 viteve kam pasur lojtarë të mëdhenj para meje. Kam reflektuar shumë dhe mendoj se ishte koha për të hapur një cikël të ri. Unë po largohem, por kjo fanellë, kjo logo dhe “Santiago Bernabeun” do të vazhdoj ta shoh gjithmonë kudo që të jem. Faleminderit për gjithçka dhe sigurisht ashtu siç e kam thënë edhe para 9 viteve: Hala Madrid!”, – ka thënë Ronaldo.

Leave a Reply