Dy futbollistë shkupjan pranë nënshkrimit me Genç Kalemler

Derisa skuadra e Genç Kalemler po vijon përgatitjet për sezonin debutues në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, drejtuesit e skuadrës po punojnë intenzivisht në përforcimin e rradhëve të tyre me futbollistë të rinj, njofton “infOSport.mk”.

Pas angazhimit të Robert Tasevskit, Genç Kalemler është shumë afër nënshkrimit të kontratës edhe me dyshen shkupjane, Shaban Sulejmani dhe Sunaj Hasan. Bëhet fjalë për dy futbollistë me mjaft përvojë, të cilët kanë një bagazh të pasur futbollistik.

Sumuesi Sunaj Hasan së fundmi ishte pjesë e skuadrës amatore nga Turqia, Sarayönü Belediyespor, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e Vitisë në Kosovë, ndërsa në Maqedoni ka luajtur edhe me Gostivarin, EuroMilkun dhe Vëllazërimin.

Sa i përket Shaban Sulejman, bëhet fjalë për një futbollist mjaft luftarak, i cili në këmbët e tij ka shumë ndeshje edhe nga liga e parë, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave, si FC Shkupi (Sloga Jug.), Metalurgu, Lokomotiva, Rufeja, Vrapçishti, Dardania Lozanë, Vllaznia Pozheran dhe Vëllazërimi, pjesë e së cilës skuadër ishte edhe sezonin e kaluar, transmeton “infOSport.mk”.

Ditëve në vijim pritet të shihet nëse që të dy futbollistët do të arrijnë marrëveshjen e duhur me Genç Kalemler, për të cilën skuadër gjatë ditës së djeshme zhvilluan miqësoren ndaj Sileksit, në të cilën skuadra nga Banjica e Poshtme e Gostivarit u mund me rezultatin 0:2.

Leave a Reply