Juventusi ka shitur të gjitha abonimet sezonale

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka njoftiar se ka shitur të gjitha abonimet sezonale. Vetëm brenda dy javëve (4-18 korrik), skuadra nga Torino u rinovoi abonimet e vitit të kaluar plotë 25 300 tifozëve, ndërkohë nga data 19-të korrik kishte startuar shitja e abonimeve për anëtarët e fan klubit zyrtarë, abonime këto që u shitën deri në fund të ditës.

Abonimet sezonale nuk vazhdojnë për tifozët, të cilët nuk janë pjesë e fan klubit.

“Dëshira e tifozëve për të parë heronjtë e “biankonerëve” në “Alianc Stadium” është shumë e madhe” – lavdëroheshin nga klubi torinez përmes faqes së tyre zyrtare. Ky interesim është i mirëpritur, duke pasur parasysh merkaton që po bënë “Zonja e Vjetër”, sidomos me ardhjen e Kristiano Ronaldos nga rradhët e Realit të Madridit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply