Korabi u mund nga Sileksi në miqësore, plotë 500 tifoz në tribunat e stadiumit në Dibër

Korabi dhe Sileksi sot në Dibër zhvilluan një miqësore, në të cilën trajnerët e të dyja skuadrave provuan të gjithë futbollistët që kanë në disponim.

Në një super atmosferë dhe një numri të konsiderueshëm tifozësh, (rreth 500 tifoz) Korabi avansoi që në minutën e parë me golin e  Aleksandar  Celeskit. Ky gol solli gëzim në mesin e tifozëve vendas, ku disa prej tyre madje ende nuk ishin ulur në shkallët e stadiumit, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë me kalimin e kohës, Sileksi morri inciativën, ndërsa në minutën e 30-të, falë autogolit të Martin Lekoskit, skuadra nga Kratova barazoi shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, Sileksi shënoi edhe një gol tjetër me anë të Grozdanoskit (60’), duke vulosur në këtë mënyrë fitoren me rezultatin 2:1.

Për Sileksin ishte kjo fitorja e tretë në ndeshjen e katërt kontrolluese, pas atyre ndaj Gostivarit (2:0) dhe Genç Kalemler (2:0), teksa kishte barazuar 1:1 ndaj skuadrës së Kit Go nga Pehçeva, transmeton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër për Korabin ishte kjo ndeshja e tretë dhe disfata e dytë, pas asaj ndaj Genç Kalemler (2:3), teksa kishte barazuar 1:1 me Struga Trim Lum.

Leave a Reply