Ja lojtari që do të veshë fanellën me numër 7 te Real Madridi

Me largimin e Kristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu” në drejtim të Juventusit, fanella me numër 7 te Reali i Madridit ka mbetur e lirë.

Kjo ka bërë që mediat në Spanjë këto ditë të parashtrojnë shpesh pyetjen se kush do të jetë pasardhësi i këtij numri, që bartë peshë të rëndë pas vete, kur dihen të arriturat e Kristiano Ronaldos te Real Madridi.

“DiarioGol” ka shkuar përtej duke pretenduar se e di pasardhësin e fanellës me numër 7 tek “mbretëriit”.

Gazeta spanjolle raporton se kapiteni Serhio Ramos ka zbuluar pasardhësin dhe ai do të jetë talenti spanjoll, Marko Asensio.

Nuk është sekret se 22-vjeçari është një nga talentet më premtues te Real Madridi, edhe përkundër faktit se sezonin e fundit në shumicën e rasteve ishte aktivizuar si zëvendësues nga ana e trajnerit, Zinedine Zidane.

Ndërkohë një opcion tjetër, është edhe ai që numri 7 mund ti takojë belgut Eden Hazard, gjithnjë nëse ai vendos të transferohet te Reali i Madridit nga rradhët e Çelzit.

Leave a Reply