Struga Trim Lum dhe Renova barazuan në Ohër

Struga Trim Lum dhe Renova të shtunën kanë zhvilluar miqësoren e tyre në stadiumin “Bilianini Izvori” në Ohër, ndeshje kjo që në fund ishte mbyllur edhe në bazë të epitetit që kishte, miqësisht me rezultatin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishin tetovarët ata që e dominuan pjesën e parë, ku përveç golit të shënuar nga Fatjon Jusufi, kishin mundësinë të shënojnë edhe një gol tjetër nga pika e bardhë, mirëpo kapiteni Fisnik Nuhiu nuk doli të jetë i saktë.

Në anën tjetër Struga Trim Llum golin e barazimit e gjeti në minutën e 69-të me anë të përforcimit të kësaj vere, Valentin Koçoski, i ardhur ditë më parë nga rradhët e FC Shkupit.

Leave a Reply