FC Shkupi ju rikthehet stërvitjeve

Pas 5 ditëve pushim që kishin marrë nga ana e trajnerit Zekirja Ramadani, futbollstët e FC Shkupit, sot u janë rikthyer stërvitjeve, që njëherit janë edhe të fundit në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e parë, që starton me 5 gusht, njofton “infOSport.mk”.

Djelmoshat “bardhekaltër” sot në orët e mëngjesit zhvilluan seancën e parë stërvitore në fitnes, ndërsa në orët e pasdites do të kenë seancën e dytë stërvitore ne fushën e stadiumit të Çairit.

Po në këtë fushë, skuadra e FC Shkupit gjatë kësaj jave do të zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese, që do i shërbejnë trajnerit Ramadani si pasqyrë për ekipin startues, të cilit do ti besojë për në kampionat.

Rikujtojmë këtë vit, FC Shkupi pas plotë 14 viiteve u rikthye në arenën ndërkombëtare, ku u përfaqësua shumë denjësisht ndaj gjigandëve skocez të Gllazgou Renxhers. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Skoci, skuadra nga Çairi pësoi disfatë 2:0, me një gol të dytë të pranuar vetëm në minutën e tretë shtesë nga pika e bardhë, teksa ndeshja e kthimit e zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë” u mbyll me barazim pa gola.

Leave a Reply