UEFA gjobit FC Prishtinën

UEFA  gjobitur skuadrën përfaqësuese të Kosovës në Liga Europa, FC Prishtinën, njofton “infOSport.mk”. Klubi nga kryeqendra e Kosovës është dënuar me 4.000 euro për shkak flakadaneve të ndezura dhe të hedhura në fushë nga tifozët “Plisat”, në ndeshjen e raundit preliminar kundër skuadrës së Europa FC, të zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Rikujtojmë se UEFA kishte dënuar Prishtinën edhe gjatë edicionit të kaluar për të njëjtën vepër, të ndodhur në ndeshjen ndaj Norçeping.

FC Prishtina pasi kaloi raundin preliminar në Liga  Europa, arriti që të kualifikohet për në raundin e parë eliminatorë, mirëpo që u eliminua nga skuadra e SC Fola Esch nga Luksemburgu, vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi të dyja ndeshjet ishin mbyllur me barazim pa gola.

Leave a Reply