Legia e Varshavës kundërshtarë i mundshëm i Dritës në xhiron e 3-të në Liga Europa  

Skuadra kampione e Kosovës, Drita e cila u eliminua nga Malmo në raundin e parë eliminatorë i Ligës së Kampionëve vazhdoi garat në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Atje në kuadër të raundit të dytë, skuadra gjilanase u shortua përballë skuadrës së Dudelanzh nga Luksemburgu, ndërsa nësë arrinë të kalojë këtë pengesë, atëherë Drita në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa do të luante me skuadrën që do humbiste nga përballja midis Legisë së Varshavës dhe Spartak Trnavës.

Kështu deshi shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës, ku në ndeshjen e parë eventuale ndaj skuadrës së njohur polake, apo edhe asaj sllovake, Drita do të luante si mysafir me 9 gusht, teksa ndeshjen e kthimit do ta zhvillonte në Kosovë me datë 16 gusht.

Çiftet e mundshme në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa
Ludogorets Razgrad (BUL)/Vidi (HUN) v Zrinjski (BIH)/Valletta (MLT)
Legia Warszawa (POL)/Spartak Trnava (SVK) v F91 Dudelange (LUX)/Drita (KOS)
Sutjeska (MNE)/Alashkert (ARM) v CFR Cluj (ROU) v Malmö (SWE)
Olimpija Ljubljana (SVN) v Crusaders (NIR) v BATE Borisov (BLR)/HJK Helsinki (FIN)
Shkëndija (MKD)/Sheriff (MDA) v FC Santa Coloma (AND)/Valur Reykjavík (ISL)

Leave a Reply