Çelzi nënshkruan me një portier 38-vjeçar

38-vjeçari Robert Grin është prezantuar si portier i ri i skuadrës londineze të Çelzit. Ish portieri i kombëtares angleze me skuadrën londineze ka nënshkruar kontratë një-vjeçare.

Ishte trajneri i ri, Mauricio Sarri, ai që kishte kërkuar në skuadër edhe portierin e tretë, ku me siguri se Grin do të jetë zgjidhja e tretë, pas Tibo Kurtua dhe Vili Kabaljero.

Grin sezonin e fundit ka qenë pjesë e Hadersfilld, kurse gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me Noruiçin, Uest Hamin, Kuins Park Renxhersin dhe Lids Junajtedin.

Leave a Reply