“L’Equipe” zbulon rrogën bruto të Tuçel te PSZH-ja

Strategu gjerman, Tomas Tuçel është trajneri më i paguar në “Ligue 1”, pohon e përditshmja franceze, “L’Equipe”. Sipas kësaj të fundit ish trajneri i Majncit dhe Borusia Dortmundit te PSZH-ja merrë një pagë vjetore prej 5.04 milionë euro.

Kohët kur pronarët nga Katari paguanin rroga neto kanë përfunduar tashmë, teksa klubi është bërë më i përgjegjshëm për shkak edhe të “Fair Play-it Financiar”.

Lorent Blank thuhet të jetë paguar 700,000 euro në javë bruto, ndërsa Karlo Ançeloti 500,000 euro. Sa i përket pagës javore të Tuçel, ajo arrinë shifrën e 420 mijë eurove.

Leave a Reply