Arrihet marrëveshja, Juventusi pranon ofertën e rivalëve

Me ardhjen e Kristiano Ronaldos te Juventusi, skuadra nga Torino e ka patjetër të lirohet prej disa nga futbollistëve që edhe ashtu nuk kanë pas minutazhin e duhur te skuadra “bardhezi”. Një ndër ta, pa dyshim se është edhe kroati, Marko Pjaca, i cili së fundmi luante në formë huazimi në Bundesligë te skuadra gjermane e Shalke 04.

23-vjeçari Pjaca është gati të lërë Juventusin, te e cila skuadër arriti verën e vitit 2016-të nga rradhët e Dinamo Zagrebit.

Sipas “Sportmediaset”, klubi “bardhezi” ka vendosur të pranojë ofertën e Fiorentinës për huazimin e kroatit, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Marko Pjaca në “Serie A” ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje, ndërsa edhe te Shalke nuk arriti që të shkëlqejë, duke regjistruar vetëm 7 takime dhe 2 gola të shënuar.

Leave a Reply