Interi shet Vesinon për të transferuar Vidal

Luçiano Spalleti po humb durimin, shkruan “Gazzetta dello Sport”. Mirëpo kjo nuk ka të bëjë me rezultatet që skuadra “zikaltër” po i arrinë në ndeshjet kontrolluese, por me faktin se skuadra që ka për momentin nuk e ka klasin dhe komoditetin për të luftuar në tre fronte.

Gazzetta dello Sport” pohon se Spalleti ka kërkuar një përforcim shtesë në mesfushë. Mesfushori i Bajernit të Munihut, Arturo Vidal është zgjidhja e parë e Spalletit, mirëpo që kiliani të zabrkojë në  “Xhuzepe Meaca”, Interi do të duhet të ndahet me ndonjërin prej futbollistëve të saj.

Në këtë listë bëjnë pjesë Roberto Galjardini dhe Matias Vesino, i cili sot do ti bashkohet skuadrës pas pushimit që kishte për shkak pjesëmarrjes në Botërorin e Rusisë me kombëtaren e tij të Uruguait.

Pikërisht uruguaiani ishte “fajtori” kryesor për kualifikimin e Interit në Ligën e Kampionëve, me golin e shënuar në minutat e fundit në atë ndeshje vendimtare ndaj Lacios. Për shërbimet e Vesinos interesohet Çelzi, që kërkon të ndërtojë një mesfushë të re me trajnerin e ri Mauricio Sarri.

Mediat italiane kanë publikuar informacionin se të dy klubet kanë bërë kontaktet e para për transferimin e Vesinos në “Stemford Brixh”, ndërsa thuhet se skuadra londineze është e gatshme të paguajë rreth 40 milion euro për mesfushorin uruguaian.

Leave a Reply